Modeli elektrik Kia Soul arrin në fillim të verës

Auto

Modeli elektrik Kia Soul arrin në fillim të verës

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:36
Kia Soul

Kia Motors ka bërë përmirësime të dukshme me ndihmën e të cilave është shtuar autonomia e vozitjes së modelit elektrik Soul.

Bateria e re efikase, për shkak të dendësisë energjetike dhe kapacitetit të ruajtjes së energjisë, ka rritur radiusin e lëvizjes së automjetit për 18 për qind nga 212 kilometra sa është aktualisht në 250 kilometra sipas ciklit të ri vozitës evropian  NEDC.  Soul EV është njëri nga modelet e reja të përkryera “ekologjike”, të cilat Kia do t’i prezantojë gjatë këtij viti. 

Në pjesën e dytë të vitit do të vijnë edhe versionet e modeleve Niro dhe Optima Sportswagon.  Kia planifikon deri në vitin 2020 të ulë shpenzimet e karburanteve në gamën e vet të modeleve për 25% në krahasim me vitin 2014, kur kishin filluar me prodhimin e automjeteve të pranueshme ekologjike.

Soul EV me rritje të radiusit të lëvizjes në Evropë arrin në fillim të verës.

Pesha e përgjithshme e automjetit të zbrazët është 1.536 kg, derisa shpejtësia maksimale është 145 km/h, ndërsa nga 0-100 km/h  vetura i arrin për 11,4 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat