Numri i makinave elektrike do të shkojë në 70 milion brenda 2025-ës

Auto

Numri i makinave elektrike do të shkojë në 70 milion brenda 2025-ës

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 23:55
ilustrim

Sipas një raporti të ri publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ditën e Mërkure, numri i makinave elektrike në rrugë kaloi hifrën e 2 milion në 2016-ën.

Me më shumë se 750,000 porosi të reja, viti i kaluar ishte një tjetër rekord për makinat elektrike. Bazuar në premtimet e prodhuesve të makinave, Agjencia parashikon se numri i makinave elektrike do të arrijë 20 milion brenda 2020-ës dhe 70 milion brenda 2025-ës.

Edhe mund të duken shifra të larta nuk është asgjë krahasuar me industrinë aktuale të makinave me djegie të brendshme.

Dy milion makina elektrike janë vetëm 0.2% e makinave në qarkullim. Edhe sikur ky numër të shkojë në 50 milion, përsëri do të përbënin vetëm 5%. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat