Fisker kthehet në lojë, arrin modeli i ri me rrymë

Auto

Fisker kthehet në lojë, arrin modeli i ri me rrymë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 12:57
EMotion

Autori i Karmës, Henrik Fisker, ka publikuar fotografinë e parë të limuzinës së re sportive elektrike- modelit EMotion.

Derisa ish-kompaninë e tij për prodhimin e automobilave hibrid elektrik pas bankrotit e mori pronari i ri, i cili vazhdoi të prodhojë modelin e avancuar të Karma Revero, Henrik Fisker i është kthyer plotësisht projektit të ri-modelit elektrik EMotion, i cili në treg do t’i kundërvihet modelit Tesla S. 

Automobili i ri, i cili përmban elemente të dizajnit të Karma, sipas fjalëve të autorit të tij do të ketë autonomi të vozitjes prej rreth 640 km. Përveç kësaj, EMotion me ndihmën e mbushësit të shpejtë special do të jetë në gjendje për vetëm 9 minuta të mbushë baterinë aq sa mund t’i kalojë rreth 160 km shtesë.  Fisker paralajmëroi se libri i porosive për modelin e ri do të jetë i hapur më 30 qershor, ndërsa premiera zyrtare e automobilit do të jetë më 17 gusht.

Pronarët e parë duhet të presin, pasi fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin 2019. Çmimi tash për tash nuk është bërë i ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat