McLaren bëhet me versionin cabrio

Auto

McLaren bëhet me versionin cabrio

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:18
McLaren 570S Coupe

Dy vite pas lansimit të modelit të parë McLaren 570S Coupe, arrin edhe varianti tjetër me tavan të hapur.

Pas coupe dhe modelit GT, McLaren ka zgjeruar ofertën e familjes së automjeteve Sports Series.  

Kur bëhet fjalë për mbuluesin e tavanit, 570S Spider do të ketë tavan të fortë, i cili mund të çohet dhe të ulet për gjithsej 15 sekonda, ndërsa secilin nga këto dy operacione është e mundshme të kryhen në lëvizje pranë shpejtësisë deri në 40 km në orë.  Motori është identik me atë në versionin 570S Coupe, që do të thotë se prodhon 570 kuaj fuqi.

Spider prej 0 deri 100 km në orë arrin pas vetëm 3,2 sekondash, derisa shpejtësia maksimale është 328 km në orë, ndërsa deri në 200 km në orë i arrin për 9,6 sekonda.  McLaren 570S Spider do të prezantohet në terrenin vendës në manifestimin Goodwood Festival of Speed, më 29 qershor. 

Në fillim blerësve do t’iu ofrohen 400 njësi të serisë Launch Edition, ndërsa dërgesat nisin prej muajit gusht. Çmimi i veturës është 164.750 funta.

Image
McLaren 570S Coupe
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat