Honda ndalon prodhimin për shkak të sulmeve kibernetike

Auto

Honda ndalon prodhimin për shkak të sulmeve kibernetike

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:36
Honda

Kompania japoneze e automobilave Honda ka ndërprerë përkohësisht prodhimin në njërën nga fabrikat e saja në afërsi të Tokios, pasi që ishte cak i sulmeve kibernetike prapa të cilit qëndron virusi i cili muajin e kaluar rrezikoi punën e mijëra kompjuterëve në gjithë botën.

Honda po ashtu njoftoi se ka mbyllur fabrikën e saj në qytetin Sajami, në afërsi të Tokios, pasi zbuloi se sistemin i saj kompjuterik është “infektuar” me të ashtuquajturin virusin “Wannacry”, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat