Alfa Romeo në telashe, modeli Giulia është shitur shumë pak gjatë këtij viti

Auto

Alfa Romeo në telashe, modeli Giulia është shitur shumë pak gjatë këtij viti

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 05:31
Interesim i vogël për Alfa Romeo Giulia

Është vlerësuar lartë, por Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio i lansuar së fundmi, po zhgënjen me shitjet.

Vetëm 2,482 modele të tilla janë shitur gjatë këtij viti, që është një telash i madh për prodhuesin italian.

Rivalët Audi A4 dhe BMW 3 Series kanë pasur shitje të kënaqshme, me 15,379 respektivisht 22,548 njësi të shitura.

Shifrën prej 35,436 njësive e ka arritur Mercedes-Benz C-Class, Cadillac ATC 6,024, kurse Jaguar XE u shit në 4,528 njësi.

Krahasuar me këto shifra, Alfa Romeo duhet të jetë në shqetësim të madh, ngaqë është shumë dobët dhe duhet të ndërmerr diçka për këtë situatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat