Honda prezanton modelin Accord në 14 korrik

Auto

Honda prezanton modelin Accord në 14 korrik

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 06:28
Modeli Accord që lansohet më 14 korrik

Në Detroit të Shteteve të Bashkuara, më 14 korrik do të prezantohet modeli tërësisht i ri Accord.

Prodhuesi japonez Honda nuk i ka dhënë detajet, por ka njoftuar se ato do të bëhen të ditura në orën 11 të paradites, teksa gjithçka transmetohet në YouTube.

Deri më tani, ka pasur vetëm imazhe që e tregonin derisa testohej nën shtresën për kamuflazh, si dhe informata jozyrtare se ka 278 kuajfuqi.

Vetëm një fotografi zyrtare është lansuar deri më tani, ku shihet makina që ngjanë shumë me modelin Civic, megjithëse ka kapakun më të rrumbullakët dhe dritat LED kanë formë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat