Tesla Model S kalon 900 km me një mbushje

Auto

Tesla Model S kalon 900 km me një mbushje

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:09
Tesla Model S

Deri më tash rekordin në autonomi me një mbushje e ka mbajtur modeli Tesla S 85D që kishte kaluar 885 kilometra.

Testet gjithsesi zhvillohen në kushte të kontrolluara dhe jashtë rrugëve publike, në mënyrë që të arrihet shpejtësia optimale për sa më pak energji të shpenzuar.

Por, tash portali Electrek sjell lajmin për thyerjen e këtij rekordi.

Modeli i ri S P100D ka kaluar madje 901,2 kilometra në Belgjikë dhe atë në rrugë të qyteteve, ku dy entuziastë i bën[ të gjitha për të treguar arritjen maksimale të këtij automobili.

Ata vozitën me shpejtësi prej 40 km/h dhe në automobil vendosën shenjën se bëhet fjalë për testim.

Gjithë rrëfimi ka dalë edhe në llogarinë e rrjetit Twitter të shefit të Tesla, Elon Musk. Ai konsideron se në këtë mënyrë me një mbushje mund të kalohet edhe distanca prej mbi 1.000 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat