Toyota Camry që lansohet vitin që vjen, do t’i ketë 300 kuaj fuqi

Auto

Toyota Camry që lansohet vitin që vjen, do t’i ketë 300 kuaj fuqi

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 02:11
Toyota Camry

Veturat nga kompania Toyota janë konsideruar së fundmi si shumë pak interesante dhe të pafuqishme, megjithëse mjaftë kualitative.

Mirëpo, në modelin e ri Camry duket se ka ndryshime të dukshme, që e dallon nga paraardhëset bajate.

Pamja ka ndryshuar masë të madhe duke marrë freskinë moderne, derisa ka përmirësime edhe nën kapak.

Për dallim nga modeli i mëparshëm që kishte 206 kuajfuqi, në të riun kjo është rritur në 300 njësi gjithsej.

Kjo makinë që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë çmim fillestar prej rreth 20 mijë eurove.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat