Hennessey do ta lansojë hiper-veturën me shpejtësi të tornados!

Auto

Hennessey do ta lansojë hiper-veturën me shpejtësi të tornados!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:26
Hennessey do ta lansojë në fund të vitit një hiper-veturë, që do të jetë aq e shpejtë sa që është emëruar F5 – njësia me të cilën vlerësohet era më e shpejtë apo tornadoja.

Kohë më parë, prodhuesi nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, Henessey, kishte raportuar se modeli Venom GT ka tejkaluar shpejtësinë e Bugattit Veyron. Por, kompania franceze që ka në treg veturën më të shpejtë, ka hedhur poshtë pretendimet.

Tani është raportuar se Hennessey do ta lansojë në fund të vitit një hiper-veturë, që do të jetë aq e shpejtë sa që është emëruar F5 – njësia me të cilën vlerësohet era më e shpejtë apo tornadoja.

Nuk dihet se çfarë shpejtësie do të ketë ky Venom, por duke pasur parasysh se tornadoja lëvizë prej 420 deri në 510 kilometra në orë, kjo pritet të jetë edhe shpejtësia saj maksimale.

Nëse vërtetë arrin të lëvizë me këtë shpejtësi, atëherë e tejkalon modelin Veyron që lëvizë me 480 kilometra në orë.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat