Volvo prej vitit 2019 vetëm me vetura hibride dhe elektrike

Auto

Volvo prej vitit 2019 vetëm me vetura hibride dhe elektrike

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 16:55
Volvo

Volvo nga viti 2019 do të ndalojë prodhimin e modeleve, të cilat përdorin karburante si dizel ose benzinë, thanë zyrtarë të kompanisë.

Në vend të tyre, blerësit do të mund të porositin vetëm vetura hibride ose elektrike të këtij prodhuesi suedez.

Volvo planifikon që nga viti 2019-2021 të hedhë në treg tri modele elektrike dhe dy versione elektrike sportive me shenjën Polestar.  

“Jemi të vendosur që t’i japim fund automobilave të Volvos, të cilët kanë motorë dizel ose benzinë”, tha njeriu i parë i kompanisë Hokan Samuelson.  

Përveç kësaj, sipas tij, planifikohet që deri në vitin 2025 kompania të shesë gjithsej një milion vetura elektrike- modele hibride dhe me rrymë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat