Veturat më të shitura super-sportive në Evropë

Auto

Veturat më të shitura super-sportive në Evropë

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:30
Ferrari 488 GTB

Blerësit evropianë adhurojnë veturat super-sportive dhe duke iu falënderuar atyre ka nisur të rritet gjithnjë e më shumë shitja e tyre.

Në gjithë vitin 2016 janë shitur 10.700 vetura super-sportive, derisa për këtë vit ekspertët parashohin që kjo shifër të tejkalojë 13.000 automobila.

Aktualisht vetura më e kërkuar është Ferrari 488 GTB, pasuar nga Aston Martin DB11, Audi R8, Bentley Continental GT/GTC, Bentley Flying Spur.

Në vendin e gjashtë renditet Aston Martin V8/V12, në të shtatin Ferrari California dhe në vendin e tetë Maserati Quattroporte.

Shitjen më të madhe e ka shënuar Bentley Flying Spur me madje 44 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat