Vetura Opel Omega e vitit 1991 që kushton 40,000 euro

Auto

Vetura Opel Omega e vitit 1991 që kushton 40,000 euro

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:34
Opel Omega

Ky model sportiv i quajtur Opel Omega Lotus, në kohën kur është paraqitur ka lënë prapa me performancë shumë marka të njohura sportive të asaj kohe.

Opel Lotus Omega është prodhuar nga kompania Lotus në Mbretërinë e Bashkuar e cila ishte pjesë e kompanisë amë të Opel, General Motors. Motori 3.6 litër prodhonte 377 kf (281 kW; 382 PS) 568 Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.2 sekonda. Vetëm në shpejtësinë – marshin e parë arrinte shpejtësi deri në 89 km/h.

Përveç performancës së lartë ky model vinte me një komfor të jashtëzakonshëm përfshirë ulëse lëkure dhe ajër të kondicionuar. Rrotat në këtë model kanë madhësi 17 inç.

Opel kishte planifikuar të ndërtonte 1,100 vetura të tilla, por pas recesionit të vitit 1990 kjo veturë me çmim mbi 60,000 Euro në atë kohë ishte një mall i papërballueshëm. Andaj në vitin 1992 u ndërpre prodhimi ku vetëm 950 njësi u ndërtuan.

Kjo veturë në treg sot mund të blihet me çmim prej 40,000 – 50,000 Euro në varësi të gjendjes së veturës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat