Audi prezanton A8

Auto

Audi prezanton A8

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 17:44
Audi A8

Audi ka prezantuar të ardhmen e saj - gjenerata e katërt e limuzinës luksoze A8 për herë të parë është zbuluar në Barcelona.

A8 është me plot inovacione teknologjike dhe kompania gjermane beson se automobili i parë me autonominë e nivelit të tretë dhe elektronikës, e cila përkujdeset për çdo aspekt të vozitjes, do të hapë rrugë të re për të gjitha modelet e Audi, të cilat pritet të dalin në shitje viteve të ardhshme.

Vetura posedon inteligjencën artificiale Traffic Jam Pilot, e cila kontrollon veturën deri në shpejtësi 60km në orë, dhe në Audi thonë se vozitësi mund të heqë duart nga volani dhe t’iu përkushtohet aktiviteteve tjera, të cilat ia afron vetura, të themi shikimi i filmave.

Kur vetura arrin shpejtësinë e caktuar dhe inteligjenca artificiale vlerëson se nevojiten duart e vozitësit, atëherë ky i fundit do të paralajmërohet.

Atëherë kontrollin mbi të gjitha sistemet e merr njeriu, ndërsa për komforin e tij përkujdeset sistemi i ri elektro-mekanik dhe motori, i cili ofron ndjenjën sportive të vozitjes.

Fuqia do të bartet nga agregati – për fillim dy V6 turbo 3.0l TDI (286 kuaj fuqi) dhe 3.0l TFSI (340 kuaj fuqi), ndërsa më vonë edhe variantet dizel dhe benzinë 4.0l V8. Seria do të plotësohet me motorin 6l W12.  Çmimi fillestar është 90.600 euro për versionin bazë A8, ndërsa për atë me shenjën L  do të jetë 94.100.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat