Veturat më të sigurta në SHBA

Auto

Veturat më të sigurta në SHBA

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:07
Ilustrim

Organizata jo përfituese amerikane Instituti për siguri në rrugë IIHS, ka publikuar rezultatet e testeve të saja të sigurisë për këtë vit dhe në krye të listës janë prodhuesit japonez Toyota, Honda dhe Mazda.

Siç transmeton Carscoops, në tregun amerikan çdo model i Mazdës përmbush kriteret për certifikatën "Top Safety Pick+", derisa Toyota mund t’i falënderohet madje nëntë shenjave TSP+, ndërsa Honda me modelet Acura me pesë.

Edhe pse Volvo është i njohur për nga veturat e sigurta, këtë vit pa plus kanë mbetur S90 dhe XC90, derisa testi në V90 është ende në pritje, transmeton KosovaPress.

Në listën e më të mirëve janë Mazda 3 dhe Mazda 6, derisa MX-5 Miata është jashtë konkurrencës, pasi që IIHS nuk teston veturat e vogla sportive.

Në mesin e veturave më të vlerësuara në tregun amerikan janë veturat e vogla Hyundai Elantra, Toyota Corolla, Toyota Prius (prodhim pas gushtit 2016), veturat e mesme Honda Accord, VW Jetta, Toyota Prius V dhe Camry, Subaru Outback, limuzinat A4, S60, V60 dhe Lexus ES 350, SUV të vegjël Mitsubishi Outlander, RAV4, Forester dhe SUV të mesëm Honda Pilot dhe Hyundai Santa FE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat