Nissan pret të rrisë shitjen e veturave elektrike në Evropë

Auto

Nissan pret të rrisë shitjen e veturave elektrike në Evropë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:48
Nissan

Kompania Nissan ka shfaqur besimin për shitje të mirë të gjeneratës së ardhshme të veturave elektrike të modelit Leaf dhe pret që në tri vitet e ardhshme çdo e pesta veturë e shitur në Evropë do të jetë elektrike.

Siç është paralajmëruar, përveç Leaf, edhe dy modele elektrike pritet të lansohen deri në vitin 2020, në nivel global.

Deklarata e drejtorit të Nissan për njësinë evropiane të veturave elektrike, Geret Dnasmor, vjen në ditët kur Franca paralajmëroi  se deri në vitin 2040 do të ndalojë në tërësi automjetet me benzinë dhe dizel.

"Deri më 2020, atje ku janë kushtet e mira, besoj se 20 për qind e veturave tona të shitura do të jetë elektrike. Kjo është pjesa e cila do të rritet në mënyrë konstante”, ka thënë Dnasmor. 

Kjo do të thotë se nga 735.725 automjete të shitura Nissan në Evropë në vitin 2016, 147.000 prej tyre do të jenë Leaf.  

Zyrtarisht, në vitin 2016 Nissan në Evropë ka shitur 23.000 vetura elektrike, prej tyre 18.500 Leaf dhe më pak se 4.500 modele e-NV200.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat