Kia Stonic vjen në tregun evropian kah fundi i vitit 2017

Auto

Kia Stonic vjen në tregun evropian kah fundi i vitit 2017

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:07
Kia Stonic

Modeli Kia Stonic është konkurrenti direkt i Nissan Juke, Toyota CH-R dhe Renault Captur.

Crossover sub-kompakti është i dedikuar kryesisht për të rinjtë dhe dëshiron të tërheqë blerësit me opsione të shumta.

Stonic arrin me 20 kombinime të dyfishta, me pesë mundësi të ngjyrave për tavan, dhe aty është në dispozicion edhe paleta për enterier.

Pritet që aty të jetë edhe sistemi modern që nënkupton Apple CarPlay dhe Android Auto.

Image

Për siguri aktive përkujdeset sistemi për frenim urgjent autonom, detektimin e këmbësorëve, si dhe detektimin e objekteve në këndin e vdekur. 

Sa i përket fuqisë së lëvizjes, modeli vjen në variantet 1.0l T-GDI, 1.25l dhe 1.4l benzinë, dhe 1.6l dizel. 

Stonic në tregun evropian arrin kah fundi i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat