Aston Martin Vanquish spiunohet gjatë testimit

Auto

Aston Martin Vanquish spiunohet gjatë testimit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 22:31
Aston Martin Vanquish

Aston Martin ka zbuluar modelin Aston Martin Vanquish Zagato Volante në vitin 2016 në panairin e veturave në Pebble Beaxh Concours D’Elegance dhe ka premtuar që do të prodhojë 99 ekzemplarë.

Por që atëherë, kjo kompani ka qenë e heshtur, megjithatë tani është spiunuar modeli që do të prodhohet, raporton motor1.

Vanquish Zagato Volante vjen i ngjyrosur me të zezë që shkëlqen e që thekson linjat e këtij modeli.

Dizajni është i njëjti me Vanquish e tanishëm, por që ka disa tipare të reja që e bëjnë këtë veturë të duket edhe më bukur.

Vanzuish Zagato ka motorin 5.9 litërsh V12 i cili prodhon 592 kuaj fuqi, që bën që vetura shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.7 sekonda.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat