Mercedes-AMG sjell makinën e re të garave

Auto

Mercedes-AMG sjell makinën e re të garave

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:02
Mercedes-AMG

Bazuar në modelin GT R, kompania Mercedes ka punuar makinën e re për gara që arrin shpejtësinë prej 250 kilometrave në orë.

Ky GT4 i punuar nga linja AMG e prodhimit, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se katër sekonda.

Këtë ia mundëson motori 4.0-litra V2 që prodhon 503 kuajfuqi, si dhe pjesa e jashtme që ka mundësi të mëdha aerodinamike.

Të interesuar për këtë model duhet të paguajnë 198 mijë euro, teksa mund ta vozisin vetëm në pista të mbyllura. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat