Vetura nga më të rejat u prezantuan në Auto Show Gjilani 2017

Auto

Vetura nga më të rejat u prezantuan në Auto Show Gjilani 2017

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 20:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Afro 300 vetura të llojeve më të reja janë prezantuar këtë të diele në Gjilan, në kudër të Vera 2017, që organizohet në kuadër të muajit të bashkatdhetarëve, që sot është mbajtur nën organizimin e “Auto Show Gjilani” dhe Komunës së Gjilanit.

Granit Zylfiu, organizator i kësaj ngjarjeje nga “Auto Show Gjilani”, ka theksuar se veturat janë nisur nga “Vali Ranch”, kurse Policia e Kosovës ka mbajtur rendin dhe sigurinë deri në përfundimin e ngjarjes.

“Në ekspozimin e veturave ka pasur pjesëmarrës nga Maqedonia, nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe nga e tërë Kosova. Pjesëmarrës në këtë event ka pasur 250 deri në 300 vetura që janë ekspozuar, derisa mijëra qytetarë i kanë parë ato nga afër”, ka thënë Zylfiu.

Ai thotë se ka pasur vetura të kategorisë së rëndë, “Super Car”, “Old timer”, “Young timer” dhe vetura të modifikuara, kurse organizatori ka shpallë tetë fitues. Në mesin e tyre, fitues është shpall një BMW E30 e Danit nga Maqedonia, Vetura më e shtrenjtë e Skënder Shkodrës Lamburgjini Aventador, Vetura e eventit vetura e Xhevdet Lecit me Audi S-2, Muzika më e mirë e Opel Kalibra  dhe Vetura me ushtimën më të madhe Andi nga Gjilani.

“Është shpall edhe vetura më e vjetër ‘Old timer’ e Arsim Tahiri me Ford 500 e vitit 1967, kurse në fund është bërë një show shumë i mirë i organizuar nga të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se kjo ngjarje do të jetë tradicionale dhe se do të organizohet edhe vitin e ardhshëm”, ka përfunduar Zylfiu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat