Porsche përgatit modelin 911 Speedster

Auto

Porsche përgatit modelin 911 Speedster

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 16:49
Porsche

Prodhuesi gjerman do të paraqesë në auto-sallonin në Frankfurt, një tjetër version të veçantë të 911, i cili do të ketë shenjën Speedster, shkruan Car Magazine.

Emri, të cilin Porsche e ka përdorur disa herë në historinë e saj, është përdorur për herë të parë në vitin 1950 për modelin 356.

Herën e fundit kur një model i kompanisë mori shenjën Speedster në vitin 2011, kur është ofruar seria speciale e limituar e gjeneratës 997, Porsche 911.

Numri i veturave të prodhuara atëherë ishte i kufizuar në 356, në kujtim të Speedster origjinal.

Speedster i ri duhet të bazohet në modelin Porsche 911 GTS Cabriolet, me një karroceri të modifikuar dhe do të prodhohet në sasi të kufizuara për të ruajtur ekskluzivitetin e paraardhësit të tij.

Modeli pritet të ketë turbo-motor 3.0 litra me gjashtë cilindra dhe 450 kuaj fuqi. Kur bëhet fjalë për perfomancat, Speedster i ri do të arrijë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale do të jetë rreth 310 km në orë.

Çmimi pritet të jetë më i lartë se sa GTS Cabriolet, i cili në Gjermani kushton 138,850 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat