Toyota dhe Mazda do të prodhojnë makina në SHBA

Auto

Toyota dhe Mazda do të prodhojnë makina në SHBA

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 17:36
ilustrim

Prodhuesi më i madh i automobilëve në Japoni dhe një rival më i vogël njoftuan plane për të hapur në Shtetet e Bashkuara një fabrikë makinash me një vlerë të përgjithshme prej 1.6 miliardë dollarësh.

Toyota dhe Mazda thanë të premten se kur fabrika të fillojë nga puna në vitin 2021, ajo do të krijojë 4,000 vende pune. Fabrika do të prodhojë 300 mijë automjete në vit.

Dy kompanitë thanë se do të bashkojnë forcat në teknologjitë kryesore të gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë edhe automjetet elektrike.

Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti Donald Trump e kritikoi Toyotën për transferimin e prodhimit dhe vendeve të punës në Meksikë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat