Infinity befason me konceptin Prototype 9

Auto

Infinity befason me konceptin Prototype 9

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:01
Prototype 9

Brendi premium i Nissan është i njohur për nga dizajni perfekt i automobilave të tij, por kësaj radhe inspirimin e ka gjetur në të kaluarën.

Infinity ka befasuar të gjithë me konceptin e tij Prototype 9, i cili premierën do ta ketë në konkursin tradicional të elegancës, i cili çdo vit mbahet në muajin gusht në Kaliforni.

Automobili me pamjen e tij përkujton modelet e garave të viteve tridhjeta të shekullit 20. Ai ka karroceri prej alumini. 

Pavarësisht retro-dizajnit, Prototype 9 është automobil i pajisur me sistem modern – motor elektrik, i bazuar në agregatin nga gjenerata e ardhshme e modelit më të shitur me rrymë, Nissan Leaf. 

Motori, i cili prodhon 150 kuaj fuqi, është i vendosur në pjesën e pasme dhe mbushet me bateri prej 30 kWh.

Duke iu falënderuar masës së vogël prej 890 kg, Prototype 9 deri në 100 kilometra në orë arrin për më pak se gjashtë sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 168 km në orë. 

Megjithatë, specifikat dhe të dhënat për performancat në këtë rast nuk janë në plan të parë, pasi që bëhet fjalë për konceptin i cili nuk do të ketë versionin e tij prodhues dhe i cili do të përdoret për qëllime promovimi në panairet e mëdha të automobilave në gjithë botën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat