Vetura e fundit Dodge Viper përcillet nga fabrika në Detroit

Auto

Vetura e fundit Dodge Viper përcillet nga fabrika në Detroit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 00:10
Dodge Viper

Në fabrikën Conner Avenue ka përfunduar prodhimi i gjeneratës së pestë aktuale të super modelit sportiv amerikan.

Në përcjelljen e njësisë së fundit të prodhuar të këtij modeli ka marrë pjesë edhe shefi i dizajnit të kompanisë FIAT Chrysler (FCA), Ralph Gilles.

Gjenerata e pestë i ka dhënë fund ciklit të vet prodhues pas pesë vjetësh, edhe pse spekulohej se vendimi për (mos)pensionimin e hershëm të këtij modeli vjen si rezultat i shitjes së pakënaqshme, për shkak të të cilës kompania ishte e detyruar të ulë dukshëm çmimet.

Por, Gilles pohon se automobili është shitur mirë në vitet e fundit.

Dodge Viper ka motor 8.4 litra V10 me 654 kuaj fuqi dhe në tregun amerikan shitet me çmim prej 90.495 dollarësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat