LaFerrari Aperta shitet për një çmim rekord prej 10 milionë dollarësh

Auto

LaFerrari Aperta shitet për një çmim rekord prej 10 milionë dollarësh

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 13:00
LaFerari Aperta

Modeli luksoz i Ferrarit LaFerari Aperta është shitur në ankand për 10 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e ankandit RM Sotheby's mbajti ankandin publik të shitjes në kompleksin e fabrikës së Ferrarit në Itali, në të cilin u shit modeli luksoz i cili ende nuk është montuar.

Në ankand morën pjesë 12 blerës "të flaktë" ndërsa pronari i ri për këtë LaFerrari Aperta ka paguar 10 milionë dollarë.

Menaxhmenti i Ferrarit shprehu kënaqësi me shitjen që arriti dyfishin e çmimit të vlerës së parashikuar fillimisht të makinës.

Ankandi u organizua me rastin e 70 vjetorit të Ferrarit me ç'rast u thye rekordi botëror pasi LaFerrari Aperta u bë makina më e shtrenjtë e shitur në shekullin 21.

Gjithsej janë prodhuar 210 modelë luksoz të LaFerrari Aperta ndërsa pronari i paemërtuar bleu modelin e fundit që është ende në fazën e montimit.

Kompania Ferrari shumën e përgjithshme prej 10 milionë dollarësh do ta dhurojë për organizatën humanitare "Save the Children".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat