VW me automobila elektrikë nga 2030-a

Auto

VW me automobila elektrikë nga 2030-a

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 00:45
Volkswagen Group

Volkswagen Group pritet të elektrizojë çdo model në linjat e veta që nga viti 2030.

Ky njoftim nga VW është shumë larg deklaratave të Volvos që tashmë ka nisur me lansimin e këtyre modeleve.

Brendi Volkswagen nuk është i vetmi që do të kalojë në automobila elektrikë. Aty do të përfshihet edhe Audi, Skoda dhe Seati.

Prodhuesi thotë se një nga katër brendet e grupit do të prodhojë deri në tre milionë njësi elektrike nga viti 2025.

Për të arritur këtë, VW do të investojë së paku 24 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat