Renault Megane RS i ri: Më shumë kuaj fuqi, teknologji e re

Auto

Renault Megane RS i ri: Më shumë kuaj fuqi, teknologji e re

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 15:02
Renault Megane RS i ri

Renault në gjysmën e parë të këtij viti ka zbuluar detajet e gjeneratës së re Megane RS, për të kulmuar në premierën zyrtare në sallonin e veturave të Frankfurtit.

Për fillim, lajmi më i rëndësishëm është se vetura ka një motor të fuqishëm turbo-benzinë dhe blerësit mund të zgjedhin midis dy llojeve të pajisjeve.

Vetura posedon motor me katër cilindra 1.8 litra turbo benzinë, i cili ka zëvendësuar njësinë 2.0 litra turbo te modeli i kaluar Megane RS.

Motori i ri është identik me atë që përdoret te modeli sportiv Renault Alpine A110 dhe prodhon 280 kuaj fuqi.

Për herë të parë në histori, modeli Megane RS blerësve do t’iu ofrojë dy lloje të sistemit bartës – ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive ose ndërruesin automatik prej gjashtë shpejtësive. 

Prodhuesi tash për tash nuk ka bërë të ditur perfomancat e Megane RS të ri, por pritet që ato të bëhen të ditura muajve të ardhshëm, para lansimit të modelit në treg.

Renault po përgatit edhe Megane RS Trophy ekstrem, i cili do të dalë në treg para fundit të vitit të ardhshëm dhe  do të ketë 300 kuaj fuqi.

Megane RS i ri është i pajisur me sistem 4Control dhe fuqi të bartur në katër rrotat. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy varianteve të automobilit, Coupe dhe Sport, të cilat dallojnë sipas sistemit bazë. Reanult Megane RS i ri do të prodhohet si hatchbak me pesë dyer dhe blerësit do të kenë në dipozicion pesë mënyra të paradefinuara të vozitjes - Comfort, Normal, Sport, Race dhe Pro.  Shitja në shumicën e tregjeve evropiane do të fillojë në muajt e parë të vitit 2018, ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat