Lamborghini Urus arrin më 4 dhjetor

Auto

Lamborghini Urus arrin më 4 dhjetor

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 13:57
Lamborghini Urus

Prodhuesi italian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën përkujton të arriturat e veta nga e kaluara dhe paralajmëron edhe një model revolucionar për të ardhshmen- SUV Urus.

I shumëprituri Lamborghini Urus do të prezantohet zyrtarisht më 4 dhjetor të këtij viti, 24 vjet pasi përfundimit të prodhimit të modelit LM002.

Prodhuesi nga Sant' Agata në video përkujton momentet e lavdishme të historisë së Lamborghini, duke vendosur aksentin në ëndrrën e themeluesit Ferrucci Lamborghini, i cili ka dëshiruar të bëjë një automobil  supersportiv, prej nga edhe nisën të gjitha projektet.

Kur në fillim të dhjetorit Urus do të prezantohet në publik, Lamborghini do të vazhdojë me auto-brendet luksoze, të cilat sipas traditës, do t’iu ofrohen blerësve.

Modele të ngjashme kanë paralajmëruar edhe Porsche, Bentley, Maserati, Jaguar, Rolls-Royce, Aston Martin dhe Ferrari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat