Premiera e Volvo XC40 më 21 shtator

Auto

Premiera e Volvo XC40 më 21 shtator

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:06
Volvo XC40

Volvo Hungary ka zbuluar se si duket pa dashje SUV-in e vogël në një trailer, i cili është tërhequr më vonë.

Kjo ishte e mjaftueshme që të bëhen "screenshot" të fotografisë së këtij modeli.

Prodhuesi suedez nuk ka marrë pjesë në sallonin e sivjetmë të automobilave në Frankfurt, por gjatë këtij manifestimi do të mbajë "online" premierën e modelit të tij SUV XC40.  Modeli i ri do të prezantohet më 21 shtator, por tashmë është i njohur dizajni i tij, i cili nuk dallon shumë nga koncepti 40.1 nga viti 2016.

Volvo në modelin e ri ka bërë pak ndryshime ë dizajn. Elementet e stilit në pamjen e jashtme kryesisht janë marrë nga gjenerata më e re e modelit Volvo dhe dizajni i njëjtë është implementuar edhe në kabinë, e cila dallon në krahasim me modelet më të mëdha, XC60 i XC90. 

XC40 është modeli i parë i Volvo i bazuar në platformën mekanike Compact Modular Architecture, të cilën automobilat e këtij brendi e ndajnë me automjetet e prodhuesit kinez, kompanisë Geely. 

Detajet për motorin e modelit të ri SUV do të bëhen të ditura pas premierës, por tashmë dihet se XC40 do të ketë agregat turbo-benzinë me tre cilindra 1.5 litra, derisa versioni më i fuqishëm do të ketë motor me katër cilindra, i cili përdoret te modelet e gjeneratës së fundit.

Image
Volvo XC40
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat