Toyota prezantoi Land Cruiser për 2018 në Frankfurt

Auto

Toyota prezantoi Land Cruiser për 2018 në Frankfurt

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:17
Toyota

Toyota në auto-sallonin e sivjetmë në Frankfurt ka prezantuar modelin e ridizajnuar Land Cruiser, konceptin C-HR Hy-Power dhe Yaris GRMN sportiv.

Land Cruiser, i cili prodhohet në versione të ndryshme që nga viti 1951, është i pranishëm në mbi 190 vende të botës, me çka e bën atë modelin më të pranishëm nga të gjitha automjetet ekzistuese të Toyota. 

Në Evropë, Land Cruiser i ri ka motor turbo-dizel 2.8 D-4D me fuqi 177 kuaj fuqi. Për tregun e Evropës Lindore janë të pranishëm edhe motori benzinë 2.7 VVT-i prej 164 kuaj fuqi dhe 4.0 VVT-i me fuqi 249 kuaj fuqi.  

Image

Në stendën e Toyota në Frankfurt është ekspozuar edhe koncepti C-HR Hy-Power, i cili paraqet interpretimin e ri të crossoverit me identitet vizual dhe posedon motor më të fuqishëm hibrid në të ardhmen.

Përveç këtyre automjeteve, aty është edhe versioni  Yaris GRMN, me motor benzinë 1.8 me 212 kuaj fuqi. Ky prodhim do të prodhohet në seri të organizuar prej 400 njësi për blerësit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat