Audi A8, lider në grupin e veturave vetëvozitëse

Auto

Audi A8, lider në grupin e veturave vetëvozitëse

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:39
Audi A8

Me nivelin e tretë të vetëvozitjes, modeli A8 i prodhuesit gjerman Audi, ka lënë prapa veturat Mercedes-Benz S-Class dhe Tesla Model S.

Kjo veturë e prezantuar në Frankfurt Motor Show, që pritet të lansohet pas dy vitesh, mund të lëvizë deri në 60 kilometra në orë pa ndihmën e shoferit – edhe kur trafiku është i ngjeshur.

Prodhuesi pretendon se drejtuesi nuk ka nevojë të ketë kujdes për lëvizjen, pasi vetura ka sistem shumë të avancuar dhe nuk do të shkaktojë ndonjë aksident.

Sipas përshkrimit, ky është modeli me teknologjinë më të avancuar që Audi ka prodhuar ndonjëherë, që parkon dhe hyn në garazh, vetëm përmes dirigjimit me telefonin e zgjuar.

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat