Kia Proceed ashtu siç nuk e keni parë deri tash

Auto

Kia Proceed ashtu siç nuk e keni parë deri tash

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 15:35
Kia Proceed

Kia në panairin e veturave në Frankfurt ka ekspozuar konceptin e dizajnit të gjeneratës së ardhshme të modeleve Pro_Cee'd, transmeton KosovaPress.

Kia ka vendosur të bëjë një hap të ri sa i përket pamjes së dizajnit të modelit të vet kompakt, duke i kushtuar vëmendje detajeve stilistike, të cilat në fillim të vitit i kemi parë te modeli sportiv i prodhuesit jugkorean të automobilave.

Koncepti, i cili premierën zyrtare e pati në sallonin e automobilave në Frankfurt, është ekspozuar në formën serike të karrocerisë së ashtuquajtur “Shooting Brake”, edhe pse Kia nuk parapëlqen të përdorë këtë term.

Në kompaninë koreane në vend të kësaj përdorin emërtimin  “hot hatch i vazhduar”, për të vënë theksin mbi dimensionin e tij sportiv.

Pasi që Kia paralajmëron se koncepti paraqet hyrje në gjeneratën e ardhshme të prodhimit të modelit Pro_cee'd, mbetet të shihet nëse edhe versioni serik do të mbajë karrocerinë atraktive Shooting Brake.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat