Lamborghini Aventador S Roadster për 2018

Auto

Lamborghini Aventador S Roadster për 2018

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:08
Lamborghini

Lamborghini në auto-sallonin në Frankfurt ka prezantuar versionin e ristilizuar të Aventador me tavan të hapur.

Vitin e kaluar Aventador Coupe ka marrë shenjën “S”, ndërkohë që ka arritur edhe Roadster i freskuar për 2018 me të njëjtën shtesë në emërtim.

Aventador S Roadster për 2018 është më i rëndë për 50 kg për dallim nga modeli S Coupe, për shkak të shtesave në karroceri dhe masa e përgjithshme e automjetit është 1.625 kg.

Vetura ka motor 6.5 V12, i cili prodhon 740 kuaj fuqi, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin për tre sekonda. Shpejtësia maksimale është 350 km/h.

Çmimi fillestar i automobilit në Evropë është 313.666 euro, ndërsa dërgesat e para priten në shkurt të vitit  2018.

Image
Lamborghini
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat