Në nëntor nis prodhimi i Volvo XC40

Auto

Në nëntor nis prodhimi i Volvo XC40

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:02
Volvo XC40

Volvo ka publikuar zyrtarisht fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të ri SUV.

Kompania ka bërë pak modifikime në aspektin e dizajnit, të cilat janë bërë për shkaqe ekonomike dhe praktike.

Elementet e stilit në pamjen e jashtme janë marrë kryesisht nga gjenerata më e re e modeleve të Volvo dhe një stil i ngjashëm është zbatuare dhe në kabinën e udhëtarëve.   

Volvo për udhëtarë në kabinë ka siguruar më shumë hapësirë përdorimi, si dhe për vendosjen e laptopave, tabletit ose shisheve me ujë.

Sistemi multimedial lidhet lehtë me pajisjet e mençura përmes funksioneve Android Auto dhe Apple CarPlay.

XC40 posedon platformën e re mekanike CMA, të cilën Volvo e ka zhvilluar bashkërisht me kompaninë amë,  Geely-jem. 

Versioni bazë i motorit është T3 benzinë me 156 kuaj fuqi, ndërsa T4 disponon me 190 kuaj fuqi, derisa në krye të ofertës për benzinë gjendet T5 me 247 kuaj fuqi.

Versioni dizel D3 posedon 150 kuaj fuqi, ndërsa D4 posedon 190 kuaj fuqi.

Volvo XC40 do të prodhohet duke filluar nga nëntori në Gent të Belgjikës, ndërsa njësitë e para do të arrijnë deri te blerësit në fillim të vitit të ardhshëm.

Çmimi fillestar për modelin T3 është 31.000 euro, derisa njësitë më të shtrenjta do të kushtojnë 40.000 euro.

XC40 do të ketë konkurrencë të fuqishme në tregun evropian, përballë rivalëve BMW X1, Audi Q3 dhe Mercedes GLA.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat