Aeroplani më i madh në botë, krahët e të cilët janë më të mëdhenj sesa një fushë futbolli – ka arritur me sukses të ndez gjashtë motorë gjigant

Auto

Aeroplani më i madh në botë, krahët e të cilët janë më të mëdhenj sesa një fushë futbolli – ka arritur me sukses të ndez gjashtë motorë gjigant

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 07:41
Aeroplani më i madh në botë

Aeroplani më i madh në botë është një hap më afër fluturimit të parë.

I quajtur Stratolaunch, fluturakja me sukses ka arritur të ndezë që të gjashtë motorët gjigant, ku secili prej tyre peshon 4 mijë kilogramë.

Ky aeroplan është një projekt i paparë i bashkëthemeluesit të kompanisë Microsoft, Paul Allen, i cili dëshiron që kjo fluturake të ngritët në qiell.

Ky aeroplan është aq shumë i madh, sa që po të aterronte në një fushë futbolli krahët e tij do të qëndronin 3.8 metra prapa portave të portierëve.

Testet e fluturimit ishin paraparë të ndodhin gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, por janë shtyrë deri në vitin 2019.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat