Këtë model nuk e quajnë kot “tank”

Auto

Këtë model nuk e quajnë kot “tank”

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:11
Rezvani Tank

Kompania e vogël e automobilave Rezvani Motors është e njohur për nga modelet e saja sportive.

Ajo kësaj radhe ka kaluar nga zona e saj e komforit dhe ka krijuar SUV-in e vet të parë.

Automjeti quhet Rezvani Tank dhe është imagjinuar si SUV ekstrem, i bërë për sfidat më të mëdha të rrugës.

Rezvani Tank ka hapësirë për 5 udhëtarë dhe dyert e pasme hapen në anën e kundërt me ato të parat, me çka lehtësohet qasja atyre që dëshirojnë të ulen në pjesën e pasme.

Automjeti ka motor 6.4 litra V8, i cili prodhon 500 kuaj fuqi dhe forca bartet në të katër rrotat.

Tank ka opsionin edhe për rrugëtim gjatë natës, me kamerë termale, si dhe blindë që mbron udhëtarët nga projektilet.

Rezvani Tank kushton 178.000 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat