Suzuki rikthen stilin e makinave të vjetra, në modelin që e lanson së shpejti

Auto

Suzuki rikthen stilin e makinave të vjetra, në modelin që e lanson së shpejti

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 06:21
Suzuki

Për të kthyer namin e dikurshëm dhe me shpresë se do të pëlqehet në treg, kompania japoneze Suzuki, ka vendosur që modeli i ri që lansohet së shpejti të duket sikur veturat e vjetra.

Modeli Jimny që do të prezantohet në Tokio Motor Show, është një SUV me dy dyer, që ka mundësi të lëvizë në të gjitha terrenet dhe është shumë praktik.

Kjo makinë e krijuar e cila pritet t’ju pëlqejë nostalgjikëve, pritet të jetë konkurrencë e fortë me Jeep Wrangler, Mercedes G-Class dhe Ford Bronco.

Pritet që deri në prezantimin zyrtar, të ketë edhe njoftime të reja rreth përmbajtjes që do të ketë dhe shpejtësisë që arrin.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat