Para lansimit të modelit Urus, ky ishte SUV i parë që ka krijuar Lamborghini

Auto

Para lansimit të modelit Urus, ky ishte SUV i parë që ka krijuar Lamborghini

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 06:26
Lamborghini SUV

Më katër dhjetor të këtij viti, Lamborghini pritet të lansojë makinën e shumëpritur Urus.

Ende nuk është dhënë asnjë detaj për këtë veturë, por që pritet të jetë shumë e fuqishme, që do t’i bëjë ballë të gjitha terreneve.

Por, para se të arrijë ky model, kompania italiane ka prezantuar makinën e parë SUV që e ka lansuar para shumë kohësh.

Raportohet se përmes kësaj veture që ishte quajtur Lambo Rambo, pritet të tregohet se edhe Urus i ri do të ketë pamje të ngjashme.

Struktura e fortë dhe linjat mjaft të dëshirueshme, nuk do të ishte keq të barteshin edhe në modelin e ri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat