VW Scirocco shkon në pension pa trashëgimtar direkt

Auto

VW Scirocco shkon në pension pa trashëgimtar direkt

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:56
VW Scirocco

Prodhuesi gjerman nuk do të pranojë më porosi të reja për Scirocco.

Scirocco aktual në treg është që një dekadë dhe asnjëherë nuk ka arritur rezultate të kënaqshme.

Modeli Scirocco tash shkon në pension dhe nuk do të ketë pasues direkt, pasi që Volkswagen për momentin nuk planifikon modelin e ri.

AutoExpress shkruan se Scirocco eventual elektrik mund të jetë i bazuar në platformën mekanike MEB për automjete elektrike.

Sipas burimeve jo zyrtare, Scirocco elektrik do të ishte i pranishëm në disa variante, prej të cilave versioni bazë do të kishte elektromotor me 170 kuaj fuqi, derisa në krye të ofertës do të gjendet modeli me dy agregate elektrike me fuqi prej rreth 300 kuaj fuqi.

Ndryshe, VW ka shqyrtuar Scirocco e ri me motor me ndezje të brendshme para skandalit të dizelit në vitin  2015, por për shkak të ndryshimeve të planeve dhe uljes së shpenzimeve pas shpërthimit të kësaj afere, coupe ishte hequr nga lista e prioriteteve.

Image
VW Scirocco
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat