Jaguar XEL del në treg vetëm për kinezët

Auto

Jaguar XEL del në treg vetëm për kinezët

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:23
Jaguar XEL

Edhe njëra në mesin e limuzinave premium të Jaguar do të ketë versionin special për tregun kinez.

Jaguar XEL ka distancë ndërmjet rrotash prej 2,93 metrash.

Modeli më i ri është zgjatur për nevojat e tregut kinez, pasi që  Jaguar XE, i cili ka marrë shkronjën shtesë “L” në emërtim dhe dhjetë centimetra shtesë për udhëtarët, të cilët ulen në ulëset e pasme, ashtu që distanca ndërmjet rrotave është 2,93 m.  

Përveç hapësirës komfor në ulëset e pasme, udhëtarët do të kënaqen me tavanin panoramë, i cili në versionin XEL do të jetë standard, ndërsa automobili do të jetë i pranishëm edhe në versionin 2.0 turbo-benzinë në variantet me 200 dhe 250 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat