BMW i8 Roadster do të ketë autonomi më të madhe në vozitje

Auto

BMW i8 Roadster do të ketë autonomi më të madhe në vozitje

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:43
BMW i8 Roadster

BMW sportiv me tavan të hapur dhe motor hibrid, është i bazuar në coupe i8 dhe do të ketë premierën në sallonin e ardhshëm të automobilave në Los Anxhelos.

Sipas BMWBlog, i8 Roadster do të ketë vend qendror në stendën e prodhuesit bavarez kur në fund të nëntorit të hapen dyert e panairit në  Los Anxhelos.

Modeli i ri BMW ka motor me tre cilindra 1.5 litra turbo-benzinë dhe elektromotor me fuqi të kombinuar prej 400 kuaj fuqish. 

Aktualisht, BMW i8 në variantin coupe disponon me  357 kuaj fuqi.

BMW i8 Roadster posedon edhe bateri më të madhe 14 kWh, që do të kontribuojë në rritjen e autonomisë së pavarur kur automjeti të vozitet vetëm me motor elektrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat