Me edicionin e fundit të limituar nga Vanquish S, Aston Martin i jep fund këtij modeli

Auto

Me edicionin e fundit të limituar nga Vanquish S, Aston Martin i jep fund këtij modeli

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 06:31
Aston Martin

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka vendosur t’i japë fund modelit Vanquish, por jo pa e shënuar me një edicion të limituar.

Në gjeneratën e tretë dhe të fundit, vetura që arrin 321 kilometra në orë, do të vije në fund të vitit të ardhshëm me disa ndryshime të mahnitshme të cilat ende mbesin sekret.

Vetëm 175 njësi të Vanquish S Ultimate Edition do të shpërndahen në vende të ndryshme të botës, teksa gjysma mbesin në Britani të Madhe.

Për makinën që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda, tashmë kanë filluar porositë, ndërsa çmimi prej 230 mijë eurove nuk del të jetë problem për blerësit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat