“Porsche Kosova” vjen me risitë e radhës

Auto

“Porsche Kosova” vjen me risitë e radhës

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 19:53
Prezantimi i Porsche

“Porsche Kosova”  sonte ka prezantuar dy modelet më të reja të tipit të veturës Arteon dhe Polo.

Gent Abdullahu, drejtor i shitjes në “Porsche Kosova” tha se tipi i veturës Polo ofron një teknologji që nuk është parë tek veturat tjera, dhe cilësi tjetër e kësaj veturë është hapësira e brendshme që e ofron.

Abdullahu: Polo ofron cilësi në hapësirë të brendshme

"Është nivel i teknologjisë që jeni mësuar ta shihni në vetura të mëdha, por asnjëherë në këtë kategori cilësi tjetër e Polos, që ka qenë gjithmonë vazhdon të jetë hapësira e brendshme. Polo do të sfidojë edhe kategoritë e tjera, në fakt do të na sfidojë edhe neve pak, pasi që ofrohet me hapësirë Golfit", tha ai.

Ndërsa për veturën Arteon, Abdullahu u shpreh se është model i Volsfagenit, i cili synon të jetë pjesë e kategorisë Premium, për shkak se ofron dizajn dinamik dhe teknologji të lartë.

Abdullahu: Arteon është modeli më i ri i Volsfagen

"Volsfagen Arteon është një model i ri nga Volsfagen, që nuk e keni dëgjuar më herët, pra është e rëndësishme të kuptohet se nuk është vazhdim i Volsfagen CC apo Volsfagen Fejto dhe është një vendim i Volsfagenit për ta sfiduar vetën në kategorinë e veturave premium. Ne jemi shumë të sigurt në cilësinë e Volsfagenit dhe jemi shumë të sigurt që do të arrijë ky version i Volsfagenit të pozicionohet shumë mirë në kategorinë Premium, pasi që ofron dizajn shumë dinamik dhe teknologji shumë të lartë, që nuk e keni parë më herët në shumë vetura", tha ai.

Tutje ai shtoi se vetura Arteon do të jetë një pionere, që do ofrojë teknologji që do të shihet vetëm në veturat e ardhshme që do ofrojë Volsfagen. Ndryshe, që në hapje interesimi i qytetarëve për t'u njohur nga afër me këto dy brende të veturave, ishte mjaftë i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat