Ford Kuga, një veturë e madhe por me një çmim të vogël – ofertë e limituar

Auto

Ford Kuga, një veturë e madhe por me një çmim të vogël – ofertë e limituar

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:14
Vetura atraktive

 Një prej modeleve shumë atraktive të Ford padyshim që është Ford Kuga, model i cili cilësohet ndër më të shiturit dhe më të preferuarit e kategorisë SUV. 

 

I pajisur me një mori karakteristikash të reja, me një dizajn atraktiv dhe i ndërtuar me teknologjinë e fundit në kategorinë SUV (Sports Utility Vehicle), Ford Kuga i përket një niveli të lartë të veturave të këtij lloji.

Në Ford Kosova modelin Kuga dhe versione të ndryshme të këtij modeli mund t’i gjeni me ofertë speciale.

Në këtë ofertë përfshihen motorët DIESEL me pajisje nga më të ndryshmet të cilat plotësojnë të gjitha nevojat për një veturë të madhe siç është FORD Kuga.

Modeli i ri i Ford Kuga përmban motor 1.5 TDCi me 120 KF (Kuaj Fuqi) i cili është mjaft i përshtatshëm dhe ka kapacitet të lartë të zhvillimit të shpejtësisë.

EcoBoost mundëson efiçiencë të lartë të motorit dhe emetim të ulët të dioksid karbonit. Vlen të ceket se niveli i pajisjeve është ultra modern dhe versionet tjera të këtij modeli janë gjithashtu të përfshira në ofertë promocionale.

Sasia e tyre është e limituar prandaj mos vononi dhe përfitoni nga super oferta e Ford Kosova.

Disa karakteristika shtesë të Ford Kugo janë:

Me anë të teknologjisë së fundit sistemi i Ford Kugo lexon për ju mesazhet dhe ju mundëson kontroll të muzikës, telefonatave dhe shumë më tepër, pa qenë nevoja të përdorni duart duke shkëputur vëmendjen nga drejtimi i automjetit tuaj.

Kjo bëhet me anë të teknologjisë SYNC 3 të kontrollimit me zë dhe touchscreen.

Gjithashtu një risi tjetër është se tani hapjen e bagazhit mund t’a bëni pa përdorimin e duarve, mjafton të bëni një lëvizje të këmbës poshtë mbrapa kolpit dhe bagazhi hapet dhe mbyllet automatikisht.

Auto start-stop dhe asistimi aktiv në parkim janë disa prej veçorive unike, krahas sensorëve parkues dhe mbajtja e drejtimit në rrugë, ku ky SUV unik detekton daljen nga shiriti i rrugës dhe ndihmon ngasjen e sigurt.

Qershia mbi tortë është dukja fascinante e Ford KUGA, një veturë tipike dimërore e testuar me harxhime të vogla, por me benefite të mëdha.

Ford Kugo me të gjitha benefitet e tij mund të gjeni në Ford Kosova dhe përveç kësaj me super ofertë dhe çmim promocional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat