Tesla, me kamionët e së ardhmes

Auto

Tesla, me kamionët e së ardhmes

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:57
Tesla

Elon Musk, së bashku me zyrtarë tjerë nga Tesla, kanë treguar se janë duke punuar në kamionët e avancuar të së ardhmes, por nuk kanë dhënë detaje se çfarë përmbajnë.

Megjithëse dihet që janë elektrikë ose hibridë, është bërë e ditur se janë gjysmë-autonomë, ndërsa do të përshkojë rrugë të gjatë me vetëm një mbushje.

“Kamionët e rinj do të jenë aq të funksionalizuar, sa do t’ju nxjerrin trutë nga koka”, ka thënë me mahi Musk, derisa ka folur në një organizim me njohës të teknologjisë.

Pos që ka mundësi të lëviz gjatë dhe pa pengesa, njohësit parashikojnë të jetë shumë ekonomik.

Më herët ishte thënë se ky kamion do të prezantohej më 26 tetor, por problemet me Model 3 i kanë ndryshuar planet e kompanisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat