VW planifikon prodhimin e veturave elektrike në Kinë

Auto

VW planifikon prodhimin e veturave elektrike në Kinë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim

Prodhuesi më i madh botëror i veturave do të shpenzojë një shumë të mëdha parash për prodhimin e automjeteve me rrymë në Kinë.

Volkswagen dhe partnerët e tij lokalë planifikojnë të investojnë mbi 10 miliardë euro për vetura elektrike në tregun më të madh të veturave në periudhën e ardhshme shtatë-tetëvjeçare.

Sipas këtij plani, VW dhe partnerët e saj planifikojnë të zhvillojnë dhe të prodhojnë 40 modele të reja elektrike dhe hibride në Kinë deri në vitin 2025.

Pritet që modelet e para elektrike të dalin në tregun kinez vitin e ardhshëm.

VW vitin e kaluar  njoftoi se planifikon të shesë 1.5 milion modele elektrike dhe hibride në Kinë deri në vitin 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat