Vetura e re nga SEAT, nuk niset po që se shoferi është i dehur

Auto

Vetura e re nga SEAT, nuk niset po që se shoferi është i dehur

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 06:30
SEAT

Prodhuesi spanjoll SEAT, ka ngritur sigurinë në nivel shumë të lartë, në veturën e re Leon Cristobal.

Fillimisht, shoferi duhet të bëjë testin e alkoolit dhe nëse është mbi nivelin e lejuar vetura nuk ndizet, ndërsa aplikacioni i integruar, kërkon një taksi për ta shoqëruar vozitësi.

Testin nuk mund ta realizojë askush tjetër, pos personit që është i regjistruar dhe ka fytyrën e skanuar në kamerat e makinës.

Tjetër intervenim për të rritur sigurinë, është një vëzhgues që shikon nëse drejtuesi i veturës është duke u shqetësuar nga dikush apo po flet në telefon.

Në mënyrë që të niset Leon Cristobal, të gjithë pasagjerët duhet të jenë të lidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat