Tesla zbulon Roadsterin e ri

Auto

Tesla zbulon Roadsterin e ri

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:03
Roadsterin

Kompania Tesla ka prezantuar veturën e saj më të re Roadster. Automobili i ri sportiv elektrik ka dy dyer me dizajn dinamik dhe pamje sportive, ngjashëm me automobilat klasikë sportivë.

Roadster i ri është në gjendje që nga 0 deri 96 km/h të arrijë për 1.9 sekonda, ndërsa nga 0 deri 160 km/h arrin për gjithsej 4.6 sekonda. Shpejtësia maksimale e veturës është mbi 400 km/h.

Roadster ka autonomi të vozitjes 1.000 km, ndërsa kapaciteti i baterisë është 200 kWh. Automobili ka 4 ulëse (2+2), madje hapësira në anën e pasme është shumë e vogël.

Çmimi i shitjes do të fillojë nga 200.000 dollarë, ndërsa për të rezervuar veturën blerësit e ardhshëm duhet të paguajnë depozitë prej 50.000 dollarësh.

Ata që dëshirojnë më shumë se sa versioni standard, Tesla do të ofrojë serinë e limituar me shenjën Roadster Founders prej 1.000 njësive, e cila do të shitet me çmim fillestar prej 250.000 dollarësh.  Data e fillimit të prodhimit dhe shitjes nuk janë bërë të ditura.

Image
Roadsterin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat