Aventador me elemente të Huracan Performante, kapet gjatë fazës së testimit

Auto

Aventador me elemente të Huracan Performante, kapet gjatë fazës së testimit

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:05
Lamborghini Huracan Performante

Reporterët që merren me makina të reja, besojnë se e kanë parë nga afër një Lamborghini që është krijuar duke u bazur në dy modele të ndryshme.

Megjithëse ngjanë shumë me një Aventador, pjesa e poshtme e grillit, përfundime anësore dhe të pasme, i ka sikur modeli Huracan Performante.

Për dallim nga të dy super-veturat, e ka edhe një krah si të peshkaqenit në pjesën e pasme, duke bërë të mendohet se është shumë i shpejtë.

Zyrtarë nga prodhuesi italian Lamborghini, nuk kanë pohuar pretendimet, vetëm se kanë pranuar që janë duke punuar në një veturë me elemente të përziera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat