Kamioni elektrik i Tesla do të kushtojë 150.000 dollarë

Auto

Kamioni elektrik i Tesla do të kushtojë 150.000 dollarë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Tesla Semi

Një javë pas premierës së kamionit elektrik Tesla Semi, prodhuesi amerikan ka bërë ët ditur edhe çmimin e këtij automjeti.

Versioni bazë me autonomi të vozitjes prej 480 km, do të kushtojë 150.000 dollarë.  Ata që kërkojnë kamion për relacione më të gjata do të kenë në dispozicion variantin që mund të kalojë 800 km. Ky version do të shitet me çmim prej 180.000 dollarësh.

Image
Tesla Semi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat